Pas debatit online vjeshtën e shkuar për emoji e hamburgerit, dhe vendosja e rregullt e përbërësve, një tjetër disktuim nisi, dhe këtë herë për emoji-n e sallatës.
Në qendër është gjithnjë Google që ka bërë të ditur se ka hequr vezën nga sallata, më sistemin e ri operativ Android P.
Një menaxhere e Google,Jennifer Daniel, ka postuar foto të sallatës së re pa vezë. “Flitet shumë për diversitetin në Google, kështu që nëse keni nevojë për prova se Google e ka prioritet, ju kërkoj vëmendjen mbi emoji-n e sallatës. Hoqëm vezën, për ta bërë sallatën më të pranueshme për vegjetarianët.
Postimi ka marrë 2 mijë komente. Ndërsa Unicode, konsorciumi që mrret me standardizimin e emoji shkruan: “Përshëndetje mishngrënës, vegjetarianë dhe gjithçka tjetër. Dua t’iu sqaroj se objektivi është ridizejnimi emoji të sallatës dhe krijimi i një imazhi më besnik ndaj përshkrimeve të Unicode”./tch/
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën/ Plagosen 11 persona, godit...
Rikthehet në operim njësia A5 e Termocentralit “Kosova A”
Zbulohen pamjet, dasma Elijonës dhe Klodit do të mbahet jash...
Faza përmbyllëse e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nis të ...
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...