Elon Musk tashmë ka lëshuar versionin e tij të ChatGPT.
Port tani duket se sipërmarrësi i teknologjisë do të përballet me Gmail-in e Google duke krijuar një shërbim emaili të tijin.
Në një shkëmbim në platformën e tij të mediave sociale X, Musk ka zbuluar se një produkt i quajtur ‘XMail’ po ‘vjen’, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai nuk ka ofruar më shumë detaje rreth shërbimit, kështu që është e paqartë se kur mund të jetë i disponueshëm, megjithëse pritet të integrohet brenda aplikacionit X.
Lajmi u zbulua kur Nathan McGrady, një inxhinier në X postoi mesazhin: ‘Kur po e bëjmë XMail?’.
Musk thjesht u përgjigj me fjalët: ‘Po vjen’.

Musk e ka bërë edhe premtime që nuk realizohen, ndaj ia vlen të presim nëse një i tillë do të bëhet realitet. /Telegrafi/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...