Elementi i përbashkët që do ta ndajnë Audi e-tron dhe Porsche Taycan
Po që se iu pëlqen modeli Taycan, atëherë sigurisht se do ta pëlqeni edhe modelin e-tron që lansohet më 2020, transmeton Telegrafi.
Mothor Autority raporton se nuk do të kenë dallime të mëdha, pasi ndajnë të njëjtën platformë, eksterier pothuajse të ngjashëm, ndërsa elementin e përbashkët do ta kenë xhamin e përparmë, krejtësisht të njëjtë.
Shefi i dizajnit në Audi, Mark Lichte ka konfirmuar se ekipit të tij i ka pëlqyer shumë Porsche Taycan, prej së cilës edhe e kanë huazuar tërë platformën e jashtme. “Na pëlqeu menjëherë dhe menduan ta marrim platformën e njëtë, por me disa ndryshime në eksterier dhe pjesën e brendshme” ka thënë Lichte.
Madje, për të mos pasur ngjashmëri të mëdha, një ekip takohet për çdo javë dhe shqyrton procesin e punës, që po zhvillohet në të dy kompanitë. Sa i përket konceptit të e-tron, kur të hyjë në prodhim pritet t’i largojë dorezat gjigante të dyerve si dhe do të heqë nga një inch prej rrotave gjigante.

Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...