Samsung Galaxy S8 /S8 Plus arrijnë me shtesën e re Samsung Desktop Experience (DeX) dock, e cila telefonat e mençur i transformon në pajisje desktop.
Kjo arrihet me përdorimin e fuqisë së procesorit të telefonit Galaxy S8, në mënyrë që të sigurohet produktiviteti i avancuar. Dock i specializuar përkrah lidhjen me monitorin përmes portit HDMI, si dhe mbështetjen për tastierë dhe miun, ndërsa përmes dy porteve USB rritet aftësia e telefonit S8.
DeX dock ka ventilatorin special, i cili ndihmon në mbajtjen e temperaturës së telefonit Galaxy S8, kur ky përdoret për shfaqjen e aplikacionit Android në monitor.
Samsung me DeX dock synon përdoruesit afaristë, të cilët kanë nevojë për aplikacione bazike në lëvizje. DeX punon me cilindo aplikacion të azhurnuar për Android Nougat, dhe po ashtu do të punojë bukur edhe në shfletuesin e Samsung-ut, aplikacionet Microsoft Office dhe pakon Adobe për mobil.
Samsung në partneritet me VMware ka mundësuar aplikacionet virtuale Windows desktop për përvojën DeX, duke iu falënderuar aplikacioneve, të cilat mundësojnë transmetimin e sesioneve virtuale, dhe për gjithë këtë do të nevojitet lidhja stabile e internetit.
Me DeX dock përdoruesit lehtë do të mund të tregojnë dhe ndryshojnë të dhënat në telefonin e tyre, me çka puna e telefonit të mençur bëhet më i shpejtë dhe më efikas,
Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës