Që nga pajisjet e vjetra e deri te ato më të rejat, këto janë disa nga produktet teknologjike që shfaqen më tepër në Facebook, Instagram dhe në botën digjitale
Në ditët e sotme një matës shumë i përdorur i vlerës së një produkti është edhe prezenca e postimeve që ai ka në rrjetet sociale. Numri i hashtag, pëlqimeve dhe ndjekësve është tashmë një kartë suksesi për pajisjet teknologjike, shkruan PCWorld Albanian.
Duke filluar nga të gjitha produktet Apple e deri te pajisjet për lojëra si Playstation dhe Xbox, ka një lumë fotosh, videosh e vlerësimesh nga përdorues të ndryshëm.
Prezenca e tyre në rrjete sa vjen edhe rritet duke u përhapur me shpejtësi: Playstation 4 numëron 2 748329 ndjekës në Instagram, ndërkohë që në faqen zyrtare të Facebook pëlqimet arrijnë shifrën 38 milionë. Konkurrentja më e fortë e PS4, Xbox koleksionon më pak pëlqime në Facebook, por me një prezencë më të madhe në Instagram.
Rekordin për produktet më të ndjekura dhe postuara e mban Apple që me më shumë se 2 milion e gjysmë hashtag #iphonex, 1 milionë hashtag të dedikuara MacBook Pro-së, afërsisht 2 milionë për Apple Watch e shumë e shumë të tjerë për iPad Pro vendoset në fronin e Instagram, Facebook, Twitter dhe të gjithë rrjetet e tjera sociale.
Ndër produktet e vjetra përmendim Walkman-in e Sony i cili shpreh nostalgjinë e përdoruesve që e përdorin ende dhe duan të rikthehen pas në kohë. Ndër produktet e fotografisë, aparatet Nikon janë më të pranishmet në rrjet.
Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë e...
Luani që mbahej si kafshë shtëpiake në Shqipëri strehohet në...
Chivu kërkon trofe, gati për duelin me Bologna-n
Merz do lejojë përdorimin e aseteve ruse të vendosura në Gje...
Spiropali: Ligji i ri për Diasporën, ridimensionon angazhimi...
Kurti merr pjesë në hapjen e ekspozitës `Kujtesa në fotograf...