Samsung po mendon të prezantojë celularin me tri palosje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kompania po vlerëson ende tregjet për të lançuar pajisjen, e cila do të dalë më vonë gjatë vitit, por burime për CNN thonë se SHBA-të janë pjesë e planit. Kjo është e rëndësishme pasi Samsung i nxjerr produktet e reja në tregje si Koreja e Jugut apo Kina. Edhe Huawei ka nxjerrë një celular me tri palosje, por produktet e saj nuk shiten në SHBA.
Në verë, Samsung prezantoi gjeneratën e shtatë të celularëve të palosshëm dhe po përgatit një version të ri të Galaxy S Edge për vitin e ardhshëm.
Celulari me tri palosje i cili përthyhet në dy vende për të përftuar një ekran më të madh, do të jetë ndryshimi më rrënjësor në linjën e Samsung që pas daljes së modelit të palosshëm në vitin 2019.
Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera përveç planit për ta nxjerrë në treg në fund të vitit.
Samsung ka ndarë koncepte të pajisjes që paloset tri herë. Një prej tyre, Flex G, hapet si fletëpalosje,, kurse prototipi Flex S paloset si jashtë, edhe brenda duke krijuar formën “S” dhe sjell tri ekrane në një pajisje.
Për vitin e ardhshëm, Samsung do të nxjerrë një model të ri Galaxy S25 Edge që është rival i drejtpërdrejtë i iPhone Air. Filozofia e kompanisë për t’i bërë pajisjet më të holla do të zbatohet edhe te produtet e reja, përfshirë edhe serinë Galaxy S.
Megjithatë, duhet parë nëse kjo do të ndikojë në rritjen e shitjeve pasi The Elec raportoi në qershor se shitjet e Galaxy S25 Edge nuk po përmbushnin pritshmëritë.
Haxhiu për ndarjen nga jeta të Qosjes: Ishte hero i mendjes ...
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes