Një prototip fillestar i taksisë fluturuese pa shofer e ka kryer me sukses fluturimin e parë testues në Manassas, duke shënuar një hap të suksesshëm në vizionin e kompanisë për fluturime pa pilotë.
Mjeti fluturues u ngrit në ajër për një periudhë të shkurtër dhe u lëshua me sukses në tokë, ndërsa brenda tij ndodhej një kukull e madhësisë së një njeriu mesatar. Pajisja komandohet plotësisht nga sistemi i navigimit autonom.
Në pamjet e publikuara nga kompania në YouTube shihet se si një njeri e kontrollon fluturimin e pajisjes me anë të një teledirigjuesi. Ndonëse është ende në fazën e prototipit, udhëheqësit e kompanisë po e vlerësojnë atë si e ardhmja e udhëtimit të sigurt. Besohet se ajo do të përdoret në qytetet e mëdha me trafik të ngarkuar.
“Kështu duket revolucioni dhe kjo është kryesisht për shkak të fluturimit pa shofer. Autonomia e certifikuar e saj do ta bëj udhëtimin të qetë, të pastër dhe të sigurt”, tha John Langford, shef ekzekutiv i shoqatës “Aurora Flight Sciences”, shkruan “The Washington Post”.
Firma investuese zotohet se do t’i respektojë proceset publi...
Kurti e pret nesër në takim Presidentin e KE-së
Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëven...
Rubio: Irani mund të diskutojë për herë të parë programin bë...
Hoxha takon Kos: Vlerësimi pozitiv i IBAR pasqyron përpjekje...
Haxhiu: Partneriteti me Italinë vazhdon në rrugën e përbashk...