Prodhuesi bavarez ka zgjeruar gamën e modelit të tij më të shitur me versionin me naftë me performancë të lartë të M340d.
BMW ka përfshirë në heshtje në ofertën e saj modelin M340d, i cili është i barabartë me modelin benzinë M340i, dhe nuk ndryshon nga ana e stilit.
Blerësve do t’u ofrohet një variant limuzinë dhe karavan, dhe sipas revistës holandeze Auto Week, M340d do të shitet vetëm me makinë me të gjitha rrotat xDrive.
I njëjti burim deklaron se makina përdor një motor 6-cilindër 3,0 litra 340 kuaj fuqi.
Vetura nga 0-100 km/orë përshpejton për 4.6 sekonda, ndërsa varianti karavan 4.8 sekonda.
Shpejtësia më e lartë e të dy varianteve është e kufizuar në mënyrë elektronike në 250 km/orë.
Premiera zyrtare e BMW M340d pritet në periudhën e ardhshme dhe do të garojë me Audi S4 TDI në treg.
Ivica Daçiq në gjendje të rëndë shëndetësore, raportohet se ...
Digjet një makinë gjatë natës në Pogradec
Bundestagu miraton “drone kamikaze” për ushtrinë
Shirat e rrëmbyeshëm në Brazil shkaktojnë tragjedi, 46 të vd...
Ish-kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi sot para gjykatës
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...