Edhe pse BMW tashmë disa herë ka paralajmëruar se do të fillojë përgatitjet për prodhimin e legjendarit M8, tashmë një gjë e tillë është konfirmuar edhe zyrtarisht.
M8 do të fillojë të prodhohet në vitin 2019 dhe performancat që do të ketë janë më tepër se sa mahnitëse.
Në treg do të paraqiten tri versione, coupe, grand coupe dhe cabriolet.
Seria 8 ishte ndërprerë në vitin 1999, ndërsa prototipi ishte paraqitur para disa vitesh.
Sipas informacioneve aktuale, motori i BMW 8 do të ketë 600 kuaj fuqi, V8 agregat 4.4 litra.
Disa informacione flasin se motori do të ketë ndërrues prej tetë shpejtësive.
Çmimi dhe informacionet në detaje për interierin, tash për tash nuk janë të ditura.
Ndryshe, ky nuk është tentimi i parë për prodhimin e M8. BMW diçka të ngjashme kishte provuar edhe në vitet e nëntëdhjeta.
Megjithatë, nga i gjithë projekti ishte hequr dorë për shkak të çmimeve të larta.
I gjithë projekti përfundoi me prodhimin e versionit 850 CSi me motor V12, 5.4 litra.
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...