Kriptomonedha Bitcoin ka pësuar rënie të vlerës së saj gjatë fundjavës. Sipas “Coinbase”, 1 Bitcoin shkëmbehet me 34 mijë Dollarë, duke pësuar rënie me 50% që nga Nëntori i vitit të kaluar kur arriti kulmin e vlerës së saj.
Bitcoin është kriptomonedha më e madhe në botë për nga vlera e tregut. Megjithatë, humbja e vlerës së saj vjen si pasojë e rënies së vlerës së të gjitha tregjeve të aksioneve në mbarë botën, që ditët e fundit kanë pësuar humbje. Edhe tregjet aziatike pësuan rënie me rreth 2%.
Bitcoin përbën 1/3 e tregut të kriptomonedhave me një vlerë totale rreth 650 miliardë Eurosh. Monedha e dytë dixhitale që renditet pas saj është Etherum, që gjithashtu ka rënë në vlerë me rreth 10% gjatë javës së fundit.
Megjithatë, gjatë këtyre muajve të vitit 2022, tregu i kriptomonedhave ka qenë relativisht i qetë. Ndër vite tregtimi i kriptomonedhave është dominuar nga investitorë individualë, por kohët e fundit është vënë re rritje e numrit të investitorëve profesionistë. /tvklan.al
Haradinaj kujton Rugovën: Kultivoi miqësinë e përjetshme me ...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...
Një 53-vjeçare humbi jetën nga zjarri në një shtëpi në Malis...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...
Ish-shefi i NATO thirrje Evropës: Vendosni një “vijë të paka...
Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 832 vendvotime