Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës, ku sërish ka ndryshime në renditjen tabelare.
Ballkani i cili ishte lider për këtë javë, sot u mposht nga Llapi në Podujevë me rezultat 2-0, dhe e ka humbur lidershipin, shkruan Arbresh.info.
Fitore të madhe ka shënuar Drita, e cila e mposhti të shtunën Prishtinën e Re me rezultat 3-0, triumf ky që e kthen në krye të tabelës.
Prishtina ka pësuar disfatë të rëndë në udhëtim tek Malisheva me rezultat 3-0. Fitore e madhe e Malishevës e cila hyn fuqishëm në garë për Evropë.
Një tjetër triumf të madh e ka arritur edhe Gjilani që e mposhti Ferizajn 1-2, për skuadrën e Debatik Currit kjo është fitore e rëndësishme e cila e inkuadron në garë për Evropë.
E vetmja sfidë që u mbyll baras ishte ajo mes Drenicës dhe Dukagjinit e cila u mbyll 2-2.

Pas 23 xhirove, Drita ka 42 pikë, Ballkani është i dyti me 39 sosh, Prishtina e treta me 37 aq sa ka edhe Malisheva. I pesti është Gjilani me 36 sosh.
Dukagjini ka mbetur i gjashti me 33 pikë. Llapi pas fitores i ka ikur pak zonës së rrezikshme ku ka 26 pikë, Ferizaj është i teti me 23, kurse në dy vendet e fundit janë Prishtina e Re me 22 pikë aq sa ka edhe Drenica.
Javën e ardhshme Drita luan me Ballkanin, Prishtina takohet me Prishtinën e Re, Malisheva përballet me Ferizajn, Gjilani është nikoqir i Drenicës dhe Dukagjini e pret në shtëpi Llapin./Arbresh.info

Osmani uron Pashkët: Për shumë mot të dashur vëllezër e motr...
Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe...
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte në ...
Messi shënon me kokë nën tribunën “Leo Messi” në...
Irani pretendon se ka rrëzuar tre aeroplanë amerikanë
Hamza uron Pashkët: Paqe, mirësi, qetësi shpirtërore dhe shu...