Këto imazhe mund të duken sikur vijnë nga një program gjenerues me Al, por ato janë të vërteta.
Audi ka krijuar një fuoristradë bazuar në një nga shumë SUV-të e saj elektrikë.
Ky koncept filloi si një Q6 Sportback E-Tron dhe më pas mori një ndryshim të plotë, përcjell Telegrafi.
Imazhet e shpërndara nga divizioni i performancës Audi Sport tregojnë Q6 Sportback E-Tron me gomat Venom Power Terra Hunter X/T.

Ndryshe, Audi nuk ka njoftuar nëse vetura e re për terrene të vështira bazohet në Q6 E-Tron të rregullt apo në SQ6 E-Tron.
Në formën e prodhimit, ai nxjerr 483 kuaj fuqi nga një instalim me dy motorë dhe arrin 0 deri në 96 km/h në 4.3 sekonda.
Së shpejti do të shohim më shumë nga ky koncept, në mënyrë ideale me specifikime të plota teknike. /Telegrafi/
11 persona lëndohen në një aksident mes tri veturave në Deça...
‘‘Para presionit vjen përgatitja’’, ushtarët e Shqipërisë st...
FA Cup e Man City-t, mposht Chelsea-n
Vritet komandanti i Hamasit, në sulmin ajror izraelit në Gaz...
Shqipëria sonte në finalen e Eurovisionit, Alis ngjitet i pe...
Kurti me video nga vetura thirrje mërgatës: Regjistrohuni pë...