Në panairin e automobilave në Shangai, Audi ka prezantuar konceptin elektrik E-Tron Sportback, i cili për nga forma dhe dimensionet mund të krahasohet me BMW X6 dhe Mercedes GLE Coupe.
Audi E-Tron Sportback është i gjatë 4,90 m, i gjer 1,98 m dhe i lartë 1,53 m, derisa distanca ndërmjet boshteve është 2,93 metra. Vetura ka bateri të kapacitetit 95 kWh, e cila i siguron autonomi në vozitje prej më shumë se 500 km. Sipas të dhënave të fabrikës, automobili nga 0 deri 100 km/h i arrin për 4,5 s.
Audi njoftoi se E-Tron Sportback nuk do të mbetet vetëm në nivel të konceptit, porse versioni i prodhimit planifikohet për vitin 2019.
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...