“Audi” gjigandi prodhues i automjeteve është dënuar me gjobë prej 800 milionë euro për shkak të dështimeve në automjetet me naftë.
Në deklaratën e Grupit Volkswagen që brenda saj ku përfshihen markat si Volkswagen, Audi, Porsche, Bentley, Lamborghini, Seat, Skoda, Bugatti, Scania dhe Man, thuhet se Prokuroria ka vendosur një vendim administrativ për shkak të devijimieve në kërkesat rregullatore në disa automjete diesel V6 dhe V8 të prodhuara ose të shpërndarë nga Audi AG dhe kompania ka pranuar që ta paguajë këtë.
Rupert Stadler, shefi ekzekutiv i “Audit” u arrestua në muajin qershor me akuzën se ka tjetërsuar provat në kuadër të hetimit për skandalin që shpërtheu për automjetet me naftë.
Marka e famshme e makinave u përfol shumë në lidhje me këtë skandal dhe ishte e detyruar të paguante gjoba të mëdha autoriteteve amerikane dhe gjermane si dhe ishte detyruar të tërheqë miliona automjete.
Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm rreth 22% e raketave
Mbi 10 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00 në përfa...
SHBA riafirmon rëndësinë strategjike të KFOR-it për stabilit...
Konfirmohet nga Policia: Vdes gruaja që ra nga një ndërtesë ...
Zvërneci, Rama sjell shembullin e Portugalisë: Ria Formosa, ...
Tragjedi në Fushë Kosovë, bie nga ndërtesa një grua – dyshoh...