Përditësojeni menjëherë ‘iPhone’-in tuaj, për të rregulluar gabimet e zbuluara në sistemin operativ ‘iOS’ të kompanisë teknologjike Apple.
Ekipi i sigurisë të ‘Project Zero’ kohët e fundit zbuloi gjashtë dobësi në softuerin e Apple, me gjigantin teknologjik që haste në të metat e sigurisë me përditësimin e sistemit softuerik ‘iOS12.4’ të javës së kaluar, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, studiuesit e Projektit Zero pretendojnë se një dobësi mbetet fragjile, pavarësisht kontributit të Apple për ta rregulluar atë.
Kodet mund të dërgohet te pajisjet ‘iPhone’ duke përdorur shërbimin ‘iMessage’ dhe ekzekutohen në marrjen e të dhënave sapo përdoruesi të hapë dhe të shikojë artikullin e dërguar.
Dy dobësitë e tjera gjithashtu nuk kërkojnë ndërveprim të përdoruesit dhe lejojnë një haker të merr të dhëna nga memoria e një pajisje dhe të lexojë dokumentet nga një pajisje tjetër.
Apple u ka kërkuar përdoruesve të instalojnë versionin e ri të iOS, por nuk e ka adresuar direkt çështjen.
“Mbajtja e përditësuare softuerit tuaj është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të ruajtur sigurinë e produktieve nga Apple,” tha kompania në një deklaratë.
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...