Qeveria saudite ka marrë vendim që të heqë ndalesën për përdorimin e Skype-s dhe WhatsApp.
Heqja e ndalesës është bërë si pjesë e reformave politikë, por sipas një zëdhënsi qeveritar ato të do të vazhdojnë të monitorohen nga ana e autoriteteve, transmeton portali arbresh.info
Shërbimet online të thirrjeve zanore dhe video thirrjeve – të tilla si Skype i Microsoft, WhatsApp dhe Messenger i Facebook-ut dhe Viberi i Rakuten-it – që plotësojnë kërkesat rregullatore të mbretërisë, u vendosën të bëhen të arritshme.
Heqja e ndalimit është pjesë e reformave më të gjera të ekonomisë saudite për të nxitur bizneset dhe për të diversifikuar ekonominë si përgjigjje e rënies së çmimit të naftës.
Adel Abu Hameed, një zëdhënës për rregullatorin e telekomunikacionit CITC, tha për Arabiya TV se rregulloret e reja synonin të mbronin informacionin e përdoruesve dhe të bllokonin përmbajtjet që shkelnin ligjet e mbretërisë./arbresh.info/
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga
Ukraina godet anije mallrash dhe pranon shpërthimin e dronit...
Presidenti i Libanit kritikon Iranin: Po e përdorni vendin t...
BE: Shqipëria anëtarësohet pas Malit të Zi / Liderët europia...
QKMK: Rikthehet normaliteti në pikën kufitare Hani i Elezit–...
Rama në Vlorë: Projekti në Zvërnec do të bëhet