Kryeministri Albin Kurti, ka vlerësuar ish-kongresmenin amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar si një nga mbështetësit e rëndësishëm të pavarësisë së Kosovës.
Kurti ka rikujtuar deklaratat e Engel nga viti 1999, kur ai kishte theksuar se “zgjidhja e vetme për Kosovën është pavarësia” dhe se shqiptarët e Kosovës nuk do të trajtoheshin mirë nën Serbi.
Sipas Kurtit, Engel ka mbetur i qëndrueshëm në qëndrimet e tij ndër vite dhe ka qenë një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Kongresisti Eliot Engel, miku dhe mbështetësi i madh i shqiptarëve në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti, nuk hezitoi asnjëherë të ngriste zërin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pozicionohej në anën e drejtë të historisë. Për më tepër, ai avokoi dhe u angazhua pa u kursyer që të drejtat të triumfojnë. Kur erdhi në Prishtinë, me rastin e hapjes së zyrës informuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1996, ai e cilësoi atë si ambasadën e parë të shtetasve amerikanë në Kosovë, duke u shprehur i bindur se një ditë do të ketë një Republikë të Kosovës. Këtë e tregoi vetë në ditën kur preu shiritin e ndërtesës së re e moderne të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovën e lirë dhe të pavarur”, tha ai.
“Ai nuk u kursye asnjëherë në angazhimin e tij, duke e ngritur dhe duke avokuar për mbrojtjen e çështjes sonë në institucionet më të larta amerikane. Për më shumë se 3 dekada, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Engel ishte një shërbyes i përkushtuar i qytetarëve amerikanë, dhe përfaqësues i fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe ato civile, kudo në botë e sidomos për ne. Kongresisti Engel i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë, që kur u njoh për së afërmi me të. Në shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në këtë foltore, në Kuvendin e shtetit të cilin Kongresisti Engel ishte i bindur se do të bëhej, ai tha, po citoj: “Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën të anëtarësuar në Kombet e Bashkuara, dua ta shoh Kosovën në NATO dhe dua ta shoh Kosovën në Kombet e Bashkuara”, tha ai.
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...