Kompania ka zbuluar telefonin e mençur më të madhin ndonjë herë iPhone XS Max, 6.5 inçësh.
Max ka një ekran më të madh se telefonat e zakonshëm, por ndërtim të ngjashëm, transmeton portali arbresh.info.
Apple gjithashtu shfaqi një telefon iPhone XS 5.8 inç që kushtin 999 dollarë dhe një iPhonë XS Max, 6.5 inç (1,449 dollarë), më i shtrenjti ndonjëherë.
Kamerat në telefon janë, si zakonisht, “më mirë se kurrë më parë,” tha ekzekutivi i Apple, Phil Schiller, i cili ka shprehur të njëjtat fjalë në ngjarjet e mëparshme.

Kamerat e reja 12 megapikselë kanë sensorë më të mëdhenj dhe një regjim të përmirësuar HDR.
Të dy pajisjet kanë një bateri me jetëgjatësi më të madhe se iPhone X origjinal. IPhone XS do të ketë 30 minuta më shumë jetëgjatësi të baterisë dhe iPhone XS Max do të zgjasë deri në një orë e gjysmë më gjatë.
Apple befasoi me një smartphon të tretë, iPhone “XR ulët” (749 dollarë).
Pajisja 6.1 inçësh përmban një ekran të ndritshëm LCD dhe vjen në një larmi ngjyrash, duke përfshirë të bardhë, të zezë, blu, koral dhe të kuqe. Mungon butoni HOME dhe aktivizohet duke e rrokullitur lart./arbresh.info/

Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...