Apple ka lançuar një version të përditësuar të laptopit të tij të njohur 13in MacBook Pro me një tastierë të rindërtuar dhe çipa më të shpejtë.
13in MacBook Pro tani ka tastierën magjike të Apple, duke zëvendësuar tastierën Ultra të hollë Butterfly që vuajti nga problemet e shumta me zhurmën, pluhurin dhe tastet jo-funksionuese, shkruan The Guardian.
Tastiera gjithashtu ka taste të veçanta, derisa tastet e shigjetave janë në formë T, dy karakteristika të kërkuara nga përdoruesit, së bashku me Touch Bar dhe një skanues të veçantë të gjurmëve të gishtërinjve me Touch ID.
Laptopi i ri gjithashtu pranon çipa të rinj opsional në formën e procesorëve Core të fundit të gjeneratës 10, të cilat kanë deri në 80% grafikë më të shpejtë.
Pajisja gjithashtu është bërë nga kallaji dhe plastika e ricikluar, si dhe përdor energji të rinovueshme.
13in MacBook Pro fillon dërgesat më 7 maj, çmimi i të cilës fillon në 1,500 euro.


Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet