Në vitin 2016, përdoruesit e iPhone 6 dhe 6 Plus ankoheshin nga “sëmundja e prekjes”. Ekranet e telefonave të tyre nuk përgjigjeshin dhe nxirrnin vija gri. Asksh nuk e dinte pse ndodhte kjo.
Së fundmi kompania është paditur për faktin që Apple ka qenë në dijeni të problemit përpara se të lançoheshin iPhone 6 dhe 6 Plus.
iPhone 6 është e përbërë 24% nga alumini. Është elementi më i bollshëm i pajisjes, sipas metalurgjstëve. Alumini ishte përgjegjës edhe për katastrofën e quajtur “Bendgate”. Me këto dy telefona Apple rriti konsderueshëm madhësinë, krahasuar me iPhone 5S. Problemi që solli ishin dhjetëra mijëra telefona Apple që përkuleshin në xhepat e blerësve.
Sipas padisë, Apple e dinte nëpërmjet testimeve të përgjithshme që iPhone 6 kishte përkulshmëri 3.3 herë më shumë se iPhone 5. Përkulja që pësonin telefonat shkaktonte edhe “sëmundjen e prekjes”, në të cilat ekranet nuk përgjgjeshin nga prekja dhe nxirrnin vija gri.
Për këtë arsye Apple e rregulloi problemin me telefonin e rradhës, iPhone 6S, duke e zëvendësuar aluminin e dobët me një më të fortë, por nuk bëri asgjë për telefonat e mëparshëm problematikë që ishin në treg./Opinion.al
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...