Një padi e paraqitur të premten akuzon Apple për gënjeshtra rreth xhamin e ekranit në serinë e saj të iPhone X.
Dy paditësit paraqitën padinë në Gjykatën e Qarkut të Kalifornisë Veriore, duke pretenduar se Apple ka matur gabimisht madhësinë e ekranit dhe pikselët e ekraneve në pajisjet: iPhone X, iPhone XS dhe iPhone XS Max, transmeton lajmi.net.
Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Padia pretendon se Apple ka gënjyer në lidhje me madhësinë e ekranit duke numëruar zona që nuk janë pjesë të ekranit.
Pra, performanca e paraqitur e iPhone-ve nuk është “i gjithë ekrani” siç tregtohet, sipas ankesës prej 55 faqesh.
Për shembull, madhësia e ekranit të iPhone X duhet të jetë 5.8 inç, por paditësit kanë matur se është “vetëm 5.6875 inç”
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...