Apple ka konfirmuar dyshimet e shumë përdoruesve të iPhone, duke thënë se me qëllim ngadalëson disa modele me kalimin e kohës.
Shumë konsumatorë kanë dyshuar gjatë se Apple ngadalëson iPhonet më të vjetër për të inkurajuar njerëzit që të përmirësojnë, transmeton portali arbresh.info
Kompania ka thënë tani se ka ngadalësuar disa modele të vjetra, por vetëm për shkak se performanca e baterisë së telefonave zvogëlohet me kalimin e kohës.
Apple tha se donte të “zgjatë jetën” e pajisjeve të klientëve.
Praktika u konfirmua pas një testi të përbashkët të konsumatorëve për performancën në Reddit, duke sugjeruar se iPhone 6S i tyre ishte ngadalësuar ndjeshëm pasi kishte arritur një kohë të caktuar, por papritmas ishte ngritur sërish pasi bateria ishte zëvendësuar./Arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...