Një pjesë të mirë të kohës dashur padashur e kalojmë në rrjetet sociale të cilat janë kthyer në një pjesë të pandarë tonën, por realisht e vrasim mendjen për privatësinë tonë.
Shpesh herë kemi lexuar lajme për faktin se po “spiunohemi” nga Facebook, Instagram, Whatsapp e shumë të tjera, duke u cënuar kështu privatësia jonë, por deri tani nuk janë marrë ende masa për fat të keq.
Tashmë një aplikacion po e ndryshon lojën duke na lejuar të përdorim të gjitha ato të dhënave që këto aplikacione ruajnë për të spiunuar të gjitha kontaktete që keni në WhatsApp. I disponueshëm tashmë në iOS, Chatwatch përfiton nga funksioni i statusit offline i cili u lejon miqve të dinë se kur jeni të gatshëm për të folur.
Duke përdorur këto të dhëna, aplikacioni mund t’ju tregojë se sa shpesh miqtë tuaj e kontrollojnë WhatsApp, madje mund të kuptojnë se kur ata shkojnë për të fjetur e kur janë zgjuar në mëngjes. Edhe më mbresëlënës është fakti që Chatwatch mund të kombinojë të dhënat e WhatsApp të dy kontakteve të caktuara së bashku për të kuptuar nëse personat po flasin së bashku.
Por për aq kohë sa ky lajm ka bërë bujë, me shumë mundësi WhatsApp do të gjejë një mënyrë për të bllokuar Chatwatch, kështu që nëse doni të spiunoni miqtë tuaj duhet ta provoni sa më shpejt.
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...
Trump thotë se Izraeli do të jetë i gatshëm të përfundojë lu...
“ Ka shenja pendese, s’është i dhunshëm’’, flet avokati i Gj...
Sorensen takim me Hanrahan në ShBA, pas dakordimit me Kurtin...
Rudolph: Kosovës i duhen institucione stabile për agjendën e...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë