Google bëri të ditur mjaft arritje gjatë konferencës së zhvilluesve I/O 2017, por më i madhi ishte padyshim se Android ka tashmë 2 miliardë pajisje aktive në muaj.
Kjo shifër u tejkalua javën që shkoi tha administratori i Google, Sundar Pichai në skenë. “Është një privilegj tu shërbesh përdoruesve në këtë shifër”, tha ai.
Por Venture Beat ka bërë një krahasim shifrash. Janë më shumë se 1.5 miliardë kompjutera që Microsoft ka bërë të ditur që përdorin Windows. Gjithashtu Facebook ka thënë se ka 1.94 miliardë përdorues aktivë në muaj.
Android është platforma e parë e kompanisë që ka arritur shifrën 2 miliardë. Për një farë kohe Google ka theksuar se ka shtatë produkte: Android, Chrome, Google Play, Gmail, Maps, Search dhe YouTube.
Pichai tha gjithashtu se Google Drive ka 800 milionë përdorues aktiv në muaj dhe Google Photos 500 milionë. Duket qartë se kompania shpreson që këto produkte të kalojnë 1 miliardëshin më vonë.
Fillon mbledhja e Kryesisë së PDK-së
Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fush...
Albulena Haxhiu refuzon të flasë për vendimin e Gjykatës Kus...
“Nuk të lë më shumë se dy vite në burg” – Granit Plava zbulo...
Komuna e Prishtinës nis aksion, liron hapësirat publike
Hamza: PDK respekton vendimin e Kushtetueses, ende pa ftesë ...