Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate, në kuadër të veprimeve të vazhdueshme për kapjen e personave të dyshuar dhe të dënuar për vepra penale.
Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi është realizuar nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Fushë Kosovë, të cilët kanë ndaluar personin A.G., 34 vjeç.
I njëjti ishte i kërkuar për veprën penale “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope ose analoge”.
Me urdhër të gjykatës, i arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 viti e 150 ditë burg.
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...
Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i motit për ...
Tërmeti godet Iranin, raportohet lëkundje pranë Teheranit
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...