Për blerësit në Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Afërt në Alfa Romeo kanë përgatitur edhe dy motorë për SUV Stelvio, i cili që nga tash do të konsiderohet si ofertë bazike.
I pari në ofertën e motorit me benzinë për Stelvio tash është motori me katër cilindra dhe 2 litra, i cili me mbështetjen e turbo-mbushësit zhvillon 200 kuaj fuqi dhe 330 Nm.
Distribuimi i fuqisë kryhet përmes ndërruesit automatik prej tetë shpejtësive, ndërsa Stelvio mund të arrijë prej 0 deri 100 km/h për 7,2 sekonda.
Po ashtu në ofertë është edhe motori dizel me 2,2 litra, i cili disponon me 180 kuaj fuqi dhe 450 Nm. Ndërruesi automatik me tetë shpejtësi në këtë rast distribuon fuqinë vetëm në boshtin e fundit, ndërsa automobili prej 0 deri 100 km/h arrin për 7,6 sekonda.

Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...