Tani që lista tarifore e presidentit amerikan Donald Trump është bërë publike dhe ka shkaktuar tronditje në të gjitha industritë, edhe te ajo e teknologjisë, disa mund të pyesin nëse Apple tani do ta zhvendosë prodhimin e saj.
Sipas Mark Gurman të Bloomberg, kompania ka shumë pak gjasa ta bëjë ndonjëherë këtë ose madje të jetë në gjendje ta bëjë këtë përpara përfundimit të presidencës së Trump.
Bëhet e ditur se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga 9 prilli dhe do të ndikojnë në çdo rajon që Apple ka qendrat prodhuese në të, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kina – prodhuesi më i madh i produkteve të saj – është goditur më së shumti me një normë tarifore marramendëse prej 54%.
Megjithatë, vendet e tjera ku Apple prodhon produktet e saj – si India, Vietnami, Brazili dhe Malajzia – tani janë gjithashtu subjekt i tarifave të rënda.
E gjithë situata është shumë e pafavorshme për Apple dhe kompanisë mund t’i duhet të bëjë më në fund modelet bazë të iPhone më të shtrenjta.
E gjithë kjo u bë për të inkurajuar kompanitë që të zhvendosin prodhimin e tyre në SHBA në vend që të vazhdojnë të mbështeten në vendet e tjera.
Megjithatë, siç thekson Gurman, Apple p me siguri nuk do ta bëjë këtë.
Kompania ndoshta do të përpiqet të mbajë barrën derisa presidenca aktuale të përfundojë.
Nëse Apple do të zhvendoste gjithçka në SHBA, do të ishte një humbje kolosale e parave të saj.
Dhe çmimet e produkteve do të rriteshin shumë.
Por, ende asgjë nuk ka të sigurt.
Haradinaj mbështet fuqishëm sulmet ajrore amerikane mbi cent...
Drita llogaritet si ndër 15 klubet me mundësitë më të mira p...
Macron i bën thirrje Iranit të tregojë “përmbajtje maksimale...
Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, arteria ku kalon 20% e na...
Në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet ...
Të shtëna në drejtim të një shtëpie në Vushtrri, policia sek...