Kërkesa e parë që njerëzit kanë kur ulen në një bar, restorant apo qoftë edhe kur shkojnë në shtëpinë e një miku është:
Më thoni pak fjalëkalimin e internetit ! Wi-Fi është një shpikje mahnitëse, por kur interneti ofrohet falas është edhe më mirë.
Megjithatë lundrimi në internet të “pambrojtur” mund të shoqërohet me jo pak rreziqe ndaj lexoni më poshtë disa këshilla që duhet t’i keni parasysh kur lidheni me një Wi-Fi publike
1. Në asnjë rast mos jepni të dhënat tuaja bankare
2. Kushtojini vëmendje emrit të rrjetit dhe sigurohuni që është i njëjtë me kompaninë që e shpërndan.
Hakerët shpesh përdorin rrjete që kanë një emër të ngjashëm me rrjetet në zonë për t’ju marrë të dhënat personale. Nëse po përdorni një lidhje publike, kontrolloni gjithmonë emrin e Wi-Fi-s për t’u siguruar që është pikërisht ai që duhet të jetë.
3. Mos ludroni në internet pa patur të instaluar në kompjuter një antivirus.
4. Mos e ruani Wi-Fi në pajisjen tuaj (bëjini gjithmonë Forget network)
5. Kontrolloni URL-në e internetit
Rrjetet e rreme mund t’ju çojnë në faqe interneti me viruse që mund të dëmtojnë laptopin apo celularin tuaj.
6. Përdorni një lidhje të sigurt
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut