Kalifornia është duke hetuar zbulimin e informacionit të përdoruesve të Facebook për Cambridge Analytica dhe partnerët e tjerë.
Kjo u zbulua nga autoritetet e këtij shteti amerikan, duke kërkuar që gjigandi i mediave sociale t’i përgjigjet thirrjes.
Zbulimi i këtij hetimi është lajmi i fundit i keq për Facebook, i cili tashmë po hetohet nga 47 shtete federale të SHBA-së, sipas Reuters.
Disa shtete, veçanërisht Nju Jorku dhe Nebraska, kanë ngritur shqetësime se të dhënat e konsumatorëve janë të ekspozuar ndaj vjedhjeve të të dhënave të mundshme dhe rritjes së çmimeve të reklamave. Facebook nuk i komentoi pretendimet. /Telegrafi/
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...
Begaj nderon në Teksas “Martirin e Kombit” Ervin Dervishi: D...
Barcelona gjithnjë e më pranë titullit, triumfon edhe ndaj G...
Ministri i Jashtëm iranian largohet nga Pakistani, nuk u tak...