​Legjenda e Interit e godet Icardin, e përgëzon klubin që ai hoqi shiritin e kapitenit

15:38 | 15 Shkurt 2019
A Z

Legjenda e Interit, Beppe Bergomi, e ka lavdëruar klubin zikaltër për guximin që e ka shfaqur me vendimin për t’ia marrë shiritin e kapitenit Mauro Icardit, duke e krahasuar këtë rast me një prind që e ndëshkon një fëmijë.
Sulmuesit të Interit i ishte marrë shiriti i kapitenit të mërkurën, para ndeshjes së Evropa Ligës kundër Rapid Viennas. Rolin e kapitenit në skuadrën e zikaltërve tani do ta ketë Samir Handanovic.

Vendimi për t’ia hequr shiritin e kapitenit, edhe trajneri Luciano Spalleti, edhe drejtori sportiv Piero Ausilio, e kanë përshkruar si të dhimbshëm.

Pas këtij vendimi të Interit, Icardi e hoqi veten nga lista e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e Evropa Ligës, duke sugjeruar në rrjetet sociale se ishte i lënduar, mirëpo Spalleti më vonë tha se ky kishte qenë vendimi i sulmuesit.

“Të jesh kapiten nuk do të thotë vetëm se mund të hysh në fushë i pari dhe t’i shkëmbesh flamujt. Në vend të kësaj, ti duhet të jesh shembull çdo ditë, brenda dhe jashtë fushës, duke i kushtuar vëmendje gjëra të vogla që në fund e bëjnë diferencën”, ka thënë Bergomi, i cili i ka bërë më shumë se 750 paraqitje për zikaltrit.

“Të jesh kapiten do të thotë ta shfaqësh fytyrën kur gjërat nuk po shkojnë mirë, në momentet e vështira. Ishte një veprim shumë i fuqishëm nga Interi, por unë pajtohem me fjalët e Spallettit”.

“Shkurt, është sikur një prind që e ndëshkon një fëmijë. Ai e bën këtë gjë për të mirën e tij, për ta bërë atë ta kuptojë se e ka gabim dhe për t’i ndihmuar që të rritet si person”.

“Interi është akuzuar se është treguar shumë i sjellshëm, por, këtë herë, ata e morën një vendim të guximshëm duke i bërë të gjithë ta kuptojë se e mira e klubit dhe e skuadrës vjen para çdo gjëje tjetër. Dhe kjo është e vërtetë”.

Për të ardhmen e Icardit është spekuluar tash e një kohë të gjithë pasi që bashkëshortja dhe agjentja e tij, Ëanda Nara, nuk ka arritur marrëveshje me Interin për ta rinovuar kontratën. Nara i ka zemëruar tifozët e Interit duke sugjeruar se klubi duhet ta mbrojë më shumë Icardin nga lajmet e këqija.

Megjithatë, Ausilio ka insistuar se klubi zikaltër nuk e ka në plan të shesë sulmuesin argjentinas.

 

Shpërndaje në rrjete sociale