Gattuso beson se Romagnoli do ta veshë fanellën e Milanit edhe për shumë vite.
Para ndeshjes me Sassuolon, Gennaro Gattuso ka folur për kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli, i cili kërkohet nga shumë klube evropiane, përmendur këtu edhe Juventusin.
Por, Gattuso është i bindur se Romagnoli, që tashmë ka rinovuar kontratën, do të qëndrojë në Milano.
“Ai ka rinovuar kontratën 8 muaj më parë. Është lojtar i rëndësishëm dhe kapiten i Milanit”, tha Gattuso.
“Për mua, ai ka ende hapësirë për t’u përmirësuar. Është kapiteni jonë dhe do të vazhdojë të rritet”.
“Thashethemet nuk janë një pengesë. Ai është i lumtur dhe krenar që është këtu me ne dhe kapiten i Milanit. Ai do të qëndrojë këtu”, shtoi Gattuso.
24 vjeçari është pjesë e Milanit që nga viti 2015. Ai ka bërë 139 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar 7 gola.
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit
Vdes 24-vjeçari nga Azerbajxhani në Durrës, ra në kontakt me...
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...