Ish ylli i Real Madrid, Iker Casillas shpjegon pse ai ishte keqkuptuar nga tifozët e Milanit, por këmbëngul se Gigio Donnarumma duhet të bashkohet me një klub më të madh.
Ish-lojtari i Spanjës kishte pretenduar se portieri i Milanit duhet të luante për një klub me më shumë traditë dhe kjo ngjalli shumë reagime tek tifozët kuq e zi, por më pas ka sqaruar mendimin e tij.
“Sipas mendimit tim, Donnarumma duhet të kishte luajtur për një klub me më shumë traditë. Gabimi im, ”shkroi Casillas në Twitter pas fitores 2-0 të Milanit ndaj Torinos të Shtunën.
“Milani ka një traditë. Po i referohem një klubi që ka më shumë ndikim në Evropë tani. Natën e mirë të gjithëve !! Shihemi nesër. Ndoshta…”, shkroi Casillas në Twitter.
Vetëm Real Madridi ka fituar më shumë trofe të Ligës së Kampionëve se Milani. “Rossonerët” aktualisht janë liderët e tabelës në Serie A dhe Donnarumma ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë ndeshje në këtë edicion.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...