Sfida e javës së parë mes Prishtinës dhe Gjilanit në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll ishte shtyrë.
Kjo ndodhi për shkak të pritjes së licensimit të UEFA-s pas Superkupës së Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Dritës.
Dhe tani përmes një konfirmimi nga Federata e Futbollit të Kosovës, është bërë e ditur data e zhvillimit të kësaj ndeshje.
”Ndeshja e mbetur e javës së parë në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, do të zhvillohet të mërkurën më 19 shtator, në orën 19:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”.Përndryshe, tani Prishtina dhe Gjilani kanë zhvilluar nga tri ndeshje, ku prishtinasit kanë dy fitore dhe një barazim, njëjtë sikur gjilanasit.
Hamza nga Prishtina: Me besim, energji dhe dashuri të madhe ...
Rubio: Bisedimet e paqes për Ukrainën kanë ngecur
Kurti takon ekipin e OKB-së në Kosovë, fokusi te sundimi i l...
Zbulohet data kur do të mbahet Konferenca Ndërqeveritare Shq...
Ndeshen dy automjete në rrugën Prishtinë-Llap, lëndohen tre ...
Konjufca: Integrim në tregun evropian po, dhoma pritjeje jo