Mesfushori kosovar, Florent Hadegjeonaj edhe zyrtarisht ka tradhtuar përfaqësueses e Kosovës në futboll, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Vladimir Petkovic ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e 1 qershorit kundër Bjellorusi (miqësore) dhe më 9 qershor kundër Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Përveç Hadergjonajt i cili ka pranuar ftesën, në këtë listë janë Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Valon Behrami, ndërsa emri i mesfushorit kosovar Granit Xhaka mungon për shkak se është i angazhuar në finalen e FA Kupës kundër Chelseat.
Trajneri kroat me këta futbollist do të filloj përgatitjet me 24 maj, ndërsa ditëve në vijim pritet t’i shtoj dhe t’i largoj disa lojtarë nga lista paraprake.

Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë