Gardiani i kombëtares së Kosovës, Visar Bekaj është larguar nga klubi i Hataysporit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
“Faleminderit Hatayspor për dy vitet e gjysmë të kaluar së bashku!”
“Ka qenë një nder të luaj për këtë stemë dhe të ndaj fushën me shokë të mrekullueshëm të skuadrës.”
“Një falënderim i veçantë për tifozët dhe stafin teknik për mbështetjen gjatë gjithë kohës sime këtu.”
“I uroj klubit gjithë të mirat në të ardhmen”, ka shkruar Bekaj në Facebook.
Tek klubi turk ai u transferua në vitin 2023 nga Tirana. Mbetet të shihet se cili do të jetë klubi i radhës i tij./Arbresh.info
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United
Tërmet në Filipine, të paktën 32 të vdekur dhe mbi 200 të lë...
Të shtëna me armë në Velipojë, një i plagosur