ZYRTARE: Szczęsny rinovon me Barcelonën për dy vitet e ardhshme

18:41 | 7 Korrik 2025
D.H

Wojciech Szczęsny ka nënshkruar kontratë të re me Barcelonën që do ta mbajë të lidhur me këtë klub deri në vitin 2027.

Lajmi është bërë ditur përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit katalanas, shkruan Arbresh.info.

Pas një viti të suksesshëm të tij, Barca ka vendosur të shpërblejë me kontratë dy-vjeçare.

“FC Barcelona dhe lojtari Ëojciech Szczęsny kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës së tij, e cila do ta lidhë atë me Klubin deri më 30 qershor 2027.

“Marrëveshja vjen pas një sezoni të shkëlqyer nga portieri pas mbërritjes së tij të papritur për të mbuluar dëmtimin fatkeq afatgjatë të Marc ter Stegen. Barça kishte nevojë për një portier dhe zgjodhi  Szczęsny-n, i cili u rikthye nga pensionimi për të pranuar sfidën pasi kishte varur dorezat gjatë verës. Polaku u përgjigj duke treguar se është ende një nga portierët më të mirë në futbollin evropian”, shkruhet në njoftimin e Barcelonës.

Ai luajti 30 ndeshje këtë sezon prej transferimit të tij tek Barcelona, dhe e mbajti portën e prekur në 14 sfida./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale