Zyrtare: Shtyhet për vitin e ardhshëm Kampionati Evropian i Grave 2021

15:14 | 23 Prill 2020

UEFA ka konfirmuar se Kampionati Evropian i Grave 2021 është shtyrë për muajin korrik të vitit 2022.

Turneu prej 16 ekipeve kombëtare, i cili duhej të zhvillohej këtë verë, do të mbahet nga 6 deri më 31 korrik 2022 në të njëjtin vend, Angli, transmeton Gazeta Express.

Shtyrja e Euro 2021 pritej të ndodhte pas vendimit për t’i shtyrë Lojërat Olimpike Tokio 2020 për vitin 2021, për shkak se organizatorët kanë dashur patjetër ta shmangin mbajtjen e dy turneve të grave në të njëjtën kohë.

UEFA tashmë e ka shtyre Kampionatin Evropian 2020 për verën e vitit 2021, për shkak të pandemisë koronavirus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara