Shqipëria kthehet të luajë sërish një ndeshje miqësore ndaj Turqisë, teksa për herë të fundit ishim ndeshur me ta në kualifikueset e Botërorit të vitit 2006.
Pas përfundimit të kualifikueseve për Botërorin “Rusi 2018”, Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar edhe zyrtarisht kundërshtarin e radhës të kuqezinjve të drejtuar nga Christian Panucci, për miqësoren e nëntorit.
Kuqezinjtë do të luajnë miqësoren e 13 nëntorit përballë Turqisë në Antalia. Edhe pse janë dy data të lira për miqësore, 11 dhe 14, FSHF i është përmbajtur kërkesës së trajnerit italian Panucci, për të zhvilluar vetëm një të tillë.
Trajneri Panucci do të grumbullojë disa ditë përpara skuadrën, për të nisur përgatitjet, shkruan “Top Channel”.
Shqipëria kthehet të luajë sërish një ndeshje miqësore ndaj Turqisë, teksa për herë të fundit ishim ndeshur me ta në kualifikueset e Botërorit të vitit 2006.
Në përballjet e drejtpërdrejta mes Shqipërisë dhe Turqisë, bilanci anon në favor të turqve, me 4 fitore, 2 barazime dhe vetëm 3 fitore për kuqezinjtë.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...