Zyrtare: Shqipëria aranzhon ndeshje miqësore

Lojtaret e kombetares duke festuar shenimin e golit te dyte gjate ndeshjes se futbollit Shqiperi-Maqedoni, e vlefshme per eleminatoret kampionatit Boteror Rusi 2018, luajtur ne stadiumin Loro Borici, ne qytetin e Shkodres. Pas nderprerjes se ndeshjes mbreme per shkak te shiut te madh, pjesa e mbetur eshte luajtur sot ne ora 14. (foto / Fatlum Kurtaj)/r/n/r/nNational soccer palyers celebrating the second goal during the football match Albania - Macedonia, valid for Russia World Cup 2018 qualifiers, played in the Loro Borici stadium, in the city of Shkodra. After interruption of the match last night because of heavy rain , the remain game is played today at 14 o'clock. (photo/ Fatlum Kurtaj)

17:39 | 9 Maj 2017
Arbresh.info

Përpara se Shqipëria të luajë një ndeshje delikate kundër Izraelit për kualifikueset e Botërorit Rusi 2018, Gianni De Biasi ka zgjedhur që të testojë lojtarët edhe me një ndeshje miqësore.

Përballja me Izraelin është mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë, teksa veç grumbullimit të gjatë do të luajnë edhe miqësoren kundër Luksemburgut në mënyrë që trajneri De Biazi të shohë më nga afër gjendjen e tij.

Dy federatat kishin gjetur prej kohësh akordin për zhvillimin e ndeshjes në datën 4 qershor, por tani është zyrtarizuar edhe stadiumi e ora ku do të luhet kjo përballje. Sipas njofitmit të Federatës së Luksemburgut, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zhozi Bartel” të Luksemburgut, në orën 19:00.

FSHF është duke detajuar planin që përfaqësuesja shqiptare të mblidhet për pak ditë në vendin tonë, para se të udhëtojë drejt Luksemburgut për këtë sfidë. Pas ndeshjes, ajo nuk parashikohet të kthehet përsëri në Shqipëri, por të udhëtojë drejt Turqisë ku do të përgatitet deri në udhëtimin drejt Izraelit për ndeshjen e 11 qershorit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme