Serie B do të rinis më 26 qershor.
Qeveria e Italisë dhe FIGC kanë konfirmuar sot se sezoni i futbollit në Itali do të rifillojë gjatë muajit qershor.
Serie A do të rifillojë më 20 qershor, kurse Serie B do ta bëjë këtë gjë më 26 qershor, transmeton lajmi.net.
Presidenti i Lega Serie B, Mauro Balata, konfirmon këtë datë, duke thënë se Lega Pro po konsideron ‘Play Off’ dhe ‘Play Out’.
“Serie B do të rifillojë më 26 qershor, pasi tashmë kemi dorëzuar datën dhe Qeveria është pajtuar, për çka i falënderohemi ministrit Spadafora”, ka thënë Balata, transmeton lajmi.net.
“Është një gjë e mrekullueshme që po fillojmë”, ka shtuar ai.
Kujtojmë se data është mësuar edhe për Kupën e Italisë. Ajo zhvillon gjysmëfinalet më 13-14 qershor, kurse finalen më 17 qershor.
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...