Ish sulmuesi i Chelseat, Samuel Eto’o është transferuar te skuadra turke Konyaspor dhe në aeroport është pritur nga shumë tifozë.
Legjenda e Barcelonës dhe Interit ka shpenzuar dy sezone e gjysmë te Antalyaspor, transmeton portali arbresh.info. Eto’o tani ka kaluar në një klub që aktualisht është në luftë për t’iu shmangur zonës së dëbimit te Super Liga e Turqisë.

Konyasport është në pozitën e 17-të, nga gjithsej 18-të, me vetëm shtatë pikë larg nga fundi i tabelës ku gjendet klubi Kardemir Karbukspori.
Sulmuesi kishte shënuar gjashtë gola brenda 15 ndeshjeve këtë sezon, një rënie e madhe në krahasim me 38 golat e realizuara në dy sezonet e fundit.
Transferimi i tij është bërë për një tarifë ende të pazbuluar./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/316253935562581/
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës