Ruud Van Nistelrooy tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar si trajneri më i ri i Leicester Cityt.
‘Dhelprat’ ishin në kërkim të një trajneri të ri pasi kohë më parë shkarkuan Steve Coope pas humbjes së pësuar në shtëpi ndaj Chelseat.
Tekniku holandez do të bëhet trajner i një ekipi që ka fituar vetëm dy nga 12 ndeshjet e tyre të para në ligë dhe momentalisht gjendet vetëm një pikë mbi zonën e rrezikshme.
Van Nistelrooy, i cili u pajtua me kushtet për një kontratë deri në qershor të 2027, do të jetë prezent në tribuna në ndeshjen e Leicester Cityt ndaj Brentfordit të shtunën, para se të marr drejtimin e tyre nga e diela.
Detyra e tij kryesore do të jetë që ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit anglez teksa kujtojmë se këtë sezon ata u bën pjesë e Ligës Premier pasi fituan Championship nën urdhrat e Enzo Marescas.
“Unë jam krenar dhe i emocionuar. Me të gjithë që flas për Leicester Cityn janë entuziastë. Ata kanë histori të mira për kualitetin e njerëzve që punojnë në klub, tifozët dhe natyrisht historia e klubi është mjaft mbresëlënëse”, ka thënë Van Nistelrooy pasi mori drejtimin e tyre.
Së fundmi Van Nistelrooy ishte ngarkuar me detyrën e trajnerit të përkohshëm të Unitedit pas shkarkimit të Ten Hag.
Ai udhëhoqi ‘Djajtë e Kuq’ drejt tri fitoreve nga katër ndeshje, teksa përballja e tij e fundit ishte ajo të cilën e fitoi 3-0 pikërisht ndaj Leicesterit.
Për 48-vjeçarin ndeshja e parë si trajner i Leicesterit do të jetë të martën kur West Hami do të vizitojë Leicesterin në ‘King Power Stadium./Telegrafi/
Mblidhet qeveria kalimtare në Siri, Bashir mesazh Perëndimit...
Rëndësia e magnezit për shëndetin mendor
Goditet grupi kriminal në Belgjikë – Sekuestrohen rreth 700 ...
Tajvani: Kina ka filluar operacionin më të madh detar në tre...
Tifozët e Liverpoolit janë të shqetësuar për një lojtar pas ...
FDA-ja miratoi një ilaç të ri për dy nga kanceret më vdekjep...