Real Madridi ka konfirmuar nënshkrimin me sulmuesin e Chelseas, Eden Hazard.
Transferimi i shumë përfolur i superyllit belg në Santiago Bernabeu është konfirmuar nga ‘Los Blancos’ mbrëmjen e sotme, shkruan portali arbresh.info.
Me anë të një deklarate të lëshuar në uebfaqen zyrtare, Real Madridi shkruan:
Real Madrid CF dhe Chelsea FC kanë rënë dakord për transferimin e lojtarit Eden Hazard.
Lojtari do të jetë i lidhur me klubin për pesë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor të vitit 2024.
Eden Hazard do të prezantohet si lojtar i ri i Real Madridit të enjten më 13 qershor në stadiumin Santiago Banerbeu pasi ka kaluar me sukses testet mjekësore.
Comunicado Oficial: @hazardeden10. #WelcomeHazard | #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) June 7, 2019
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...
Haxhiu: E kam ofruar pozitën e kryeparlamentares që të shman...