Real Madridi ka finalizuar nënshkrimin me mbrojtësin Jose Lopez Martinez i njohur ndryshe si Chechu.
Reprezentuesi U17 i Spanjës mund të luaj si mbrojtës qendror dhe si mbrojtës i krahut të majtë, ku fuqia dhe aftësitë e tij do të jenë aseti kryesor për klubin e ri, transmeton portali arbresh.info.
Të mërkurën është raportuar nga mediat spanjolle se marrëveshja ishte afër, por tani ‘Los Blancos’ kanë finalizuar transferimin e tij.
Dje, ai ishte i pranishëm në Estadio Santiago Bernabeu për ndeshjen e Real Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit kundër Leganes para se të procedohen të gjitha dokumentet që të finalizohej transferimi nga Malaga.
Chechu ka lindur në Murcia dhe shkoi te akademia e të rinjve në vendin e tij para se të largohej për kalim te Valencia duke përfunduar më pas në Malaga.
Arritja e tij në Real Madrid shënon përforcimin e dytë për kampionin evropian pas nënshkrimit me Brahim Diazin nga Manchester City./arbresh.info/
Udhëtimi i Piero Hincapie nga të luajturit futboll në plazhe...
Trump: Irani dëshiron të bisedojë, por është tepër vonë
A do ta votonte LDK-ja Glauk Konjufcën për president? – Ja ç...
Begaj takim me akademikë nga Shqipëria dhe Kosova: Rol thelb...
LDK: Deri në këto momente s’kemi marrëveshje me VV-në, kemi ...
Hoti merr vendim për themelimin e katër komisioneve