Lamini Fati, mbrojtësi 18-vjeçar nga Leganes, është transferuar te Real Madridi.
Ky lajm u bë i ditur nga Fabrizio Romano dhe lojtari pritet që së shpejti të prezantohet në fanellën e Los Blancos.
Fati, i cili ka shkëlqyer te ekipi B i Leganes, do të bashkohet me akademinë e të rinjve të Real Madridit, ku pritet të fillojë karrierën e tij fillimisht me ekipin e tretë (Real Madrid C) ose me të lojtarët nën 19 vjeç.
Në të ardhmen e afërt, ai ka mundësi të tregojë aftësitë e tij edhe te Real Madrid Castilla, ekipi rezervë i drejtuar nga legjenda e Madridit, Raul Gonzalez.
Para pak javësh edhe Fabrizio Romano e kishte konfirmuar marrëveshjen e Real Madridit me Lamini Fatin, ndërsa tani e bëri edhe zyrtare.
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë