Agjenti i Ralf Rangnick, Marck Kosicke ka konfirmuar se negociatat me klubi italian janë ndalur.
Kishte raportime që Rangnick do t’i bashkohet me “Rosonerët” në sezonin e ardhshëm dhe thuhet se i është ofruar kontratë trevjeçare, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Kosicke përmes një njoftimi ka thënë rezultatet e mira të Stefano Pioli-t kanë bërë që marrëveshja të ndërprehet.

“AC Milan dhe Ralf Rangnick ka marrëveshje që nuk është koha e duhur dhe nuk mund të punojnë se bashku”.
“Duke parë përmirësimet dhe rezultatet e mira nën urdhrat e Stefano Pioli-t, ishte vendosur që Ralf Rangnick të mos këtë rolin te Milan-i”, tha ai.
Pioli është i pamposhtur në tetë ndeshje duke fituar gjashtë ndeshje.
Kontrata e Pioli-t skadon në vitin 2021, por do i rinovohet deri në vitin 2023 nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...