AC Milan ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit francez, Adrien Rabiot nga Olympique Marseille.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e klubit në platformën X, shkruan Arbresh.info.
Rabiot ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare me Milanin, e cila e mban të lidhur me klubin deri në qershor të vitit 2028.
Milani për të siguruar shërbimet e tij pagoi rreth 10 milionë euro.
Strength. Elegance. Experience. Adrien Rabiot is Rossonero 🔴⚫#WelcomeRabiot
— AC Milan (@acmilan) September 1, 2025
Pjesën më të madhe të karrierës Rabiot e kaloi tek Parisi ku luajti 227 ndeshje dhe realizoi 24 gola, si dhe fitoi pesë tituj të Ligeu 1, pesë kupa të Ligës, po ashtu katër Kupa të Fracnës si dhe dy Superkupa.
Serie A është kompeticion i njohur për francezin pasi nga viti 2019 deri në vitin 2024, ai u paraqit tek Juventusi ku luafi 212 ndeshje.
Vitin e kaluar u rikthye tek Marseille, mirëpo ky sezon nuk nisi mirë për ta pasi pati një përplasje me bashkëlojtarin e tij në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes me Rennesin, kështu trajneri i klubit vendosi t’i përjashtojë nga skuadra.
Rabiot tek Milani do të debutojë pas pushimit ndërkombëtar./Arbresh.info
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...