Trajneri kosovar Ismet Munishi është shkarkuar nga skuadra kryeqytetase “FC Prishtina” pasi nuk ka arritur pritshmëritë ndaj ndeshjes së djeshme me Malisheven.
Faqja zyrtare e klubit bardhekaltër e ka konfirmuar largimin e Munishit nga FC Prishtina.
Skuadra do të udhëhiqet nga Debatik Curri deri në një vendim të ri.
Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:
Faleminderit Ismet Munishi!
Bordi i FC Prishtinës ka vendosur që ta ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ismet Munishi.
Një vendim i tillë ka ardhur për shkak të mos arritjes së rezultateve të dëshiruara në ndeshjet e fundit.
FC Prishtina e falëndëron përzemërsisht Munishin për punën e bërë në skuadër.
Skuadrën aktualisht do ta drejtojë trajneri Debatik Curri dhe ndihmësit e tjerë deri në një vendim të ri./arbresh.info/
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit