Mauricio Pochettino dhe Chelsea kanë mbyllur bashkëpunimin me konsensus pas vetëm një sezoni.
Blutë e Londrës hasën vështirësi nën drejtimin e trajnerit argjentinas në fillimin e sezonit futbollistik, teksa ishin edhe në vendin e 11-të një pikë të edicionit.
U duk sikur Pochettino e ktheu situatën në favorin e tij në pjesën e dytë të sezonit, teksa i udhëhoqi Blutë drejt vendit të 6-të në klasifikim.
Raportime të ndryshme nga Anglia kanë bërë me dije se 52-vjecari dhe drejtuesit e klubit nuk kishin marrëdhënie të mira.
Mauricio Pochettino e drejtoi Chelsea-n në 51 ndeshje, ku mori 26 fitore, barazoi 11 dhe humbi 14. Argjentinasi mund të krenohet me mbylljen që i bëri sezonit me 2 herë fituesit e Champions League, identitetin e lojës sulmues, afirmimin e një lojtari si Cole Palmer, që shpërtheu me 22 gola, por edhe me finalen e arritur në Kupën e Ligës në muajin shkurt, të cilën e humbën ndaj Liverpoolit.
Kjo ishte eksperienca e tretë për Pochettinon në Premier League, pasi më herët kishte drejtuar Southamptonin dhe Tottenhamin, ku më së shumti i vlerësohet periudha me Tottenhamin, pasi skuadrën londineze e mbajti konkurruese për disa sezone për titullin kampion dhe e dërgoi edhe në finalen e Champions League në 2019./SS
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...
Teherani i vendosur: Anijet duhet të paguajnë për të kaluar ...
Jurgen Klopp refuzon Liverpoolin dhe Real Madridin, vendos p...
Dy anije indiane që po transportonin naftë sulmohen në Ngush...
Konjufca në takim me ministrat e Ballkanit Perëndimor në Tur...
Kryediplomati shqiptar: Sovraniteti i Kosovës s’mund dhe nuk...