Pejën nuk do ta shohim në garat e sezonit të ri të Superligës së Kosovës në basketboll.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) përmes një komunikate la njoftuar e klubi i basketbollit Peja as në afatin shtesë të caktuar nga Bordi i FBK-së nuk ka arritur të sjell dëshmi se i ka kryer obligimet ndaj FIBA-s dhe FBK-së.
Më 10 gusht në ora 17:00 ka qenë afati i fundit për regjistrim të klubeve në ligat seniore të të dyja konkurrencave dhe deri në atë datë, pejanët nuk kanë sjell dëshmi se i kanë kryer obligimet ndaj dy institucioneve të lartëpërmendura.
Në këtë mënyrë Bordi i FBK-së, konform propozicioneve të garave ka marr vendim që të mos i regjistroj “Shqiponjat” për edicionin e ri garues, si dhe konform Statutit të FBK-së, anëtarësia e KB Peja në Federatën e Basketbollit të Kosovës do të mbetet e pezulluar derisa të përmbushen të gjitha kushtet për pjesëmarrjen e saj në garat e FBK-së.
Kështu, Peja suspendohet dhe çregjistrohet nga çdo veprimtari në Federatën e Basketbollit të Kosovës.
Po ashtu Zyra Ligjore e FIBA-s ia ka bërë të qartë se nëse KB Peja nuk i kryen obligimet ndaj FIBA-s deri në afatin e regjistrimit të caktuar nga FBK, atëherë do të jetë Federata e Basketbollit të Kosovës që automatikisht do të sanksionohet nga FIBA.
Duhet theksuar se konform mandatit ligjor të Bordit të FBK-së, ky i fundit sot do të hap konkurs për Wildcard për anëtarin e tetë të Superligës së Kosovës, në mënyrë që skuadrës në fjalë t’i jepet kohë e mjaftueshme për përgatitjet për edicionin e ri garues 2018/19, që pritet të startoj më 16 shtator 2018.
APKE vlerëson zgjedhjet në Kosovë si proces i rregullt dhe p...
Ylli i Chelseat ka pranuar t’i bashkohet gjigantit spa...
Tragjedi në Saharë, 49 persona humbin jetën në veri të Niger...
Begaj uron Kurtin dhe kërkon bashkëpunim mes partive politik...
Abdixhiku uron partitë për rezultatin zgjedhor: Kosova ka ne...
KQZ përfundon numërimin: LVV fiton 42.91% të votave, PDK 21....